Elbasan – Për herë të parë, qyteti i Elbasanit u bë mikpritës i Kampionatit Kombëtar të Bodybuilding, një aktivitet sportiv i organizuar nga Federata Shqiptare e Bodybuilding, në bashkëpunim me Klubin Shumësportësh Elbasani.
Kampionati solli në vëmendje këtë disiplinë sportive dhe synimin për të nxitur zhvillimin e saj në qytet, duke krijuar mundësi të reja për promovimin e bodybuilding dhe përfshirjen e sportistëve në aktivitete të këtij niveli.

Organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen e sportistëve dhe kontributin e të gjithë atyre që bënë të mundur zhvillimin e aktivitetit, ndërsa u shprehën të gatshëm për të vijuar bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Bodybuilding.
Në fokus të këtij bashkëpunimi është organizimi i aktiviteteve të tjera sportive në Elbasan, me synimin që qyteti të presë në të ardhmen jo vetëm kampionate kombëtare, por edhe gara ndërkombëtare të bodybuilding.


