Nuk pagoi detyrimet ndaj fëmijës së tij, arrestohet për të katërtën herë ish-sulmuesi brazilian i Manchester Cityt

Ish-sulmuesi i njohur brazilian Jo (Joao Alves de Assis Silva) është arrestuar në Rio de Janeiro pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndalimi për mospagim të detyrimeve të ushqimit për fëmijën.

Policia e ndaloi 37-vjeçarin më 18 nëntor, ndërsa ai ndodhej në një barbecue në një kioskë ushqimi në Barra da Tijuca, ku u identifikua nga oficerët. Urdhri për arrestimin e tij daton prej vitit 2024, pasi ish-lojtari ishte shpallur fajtor për moskryerjen e pagesave të mirëmbajtjes ndaj fëmijës së tij.
Sipas raportimeve, borxhi i tij arrin në 220,744.57 realë brazilianë (rreth 31,500 paund). Pas arrestimit, ai u shoqërua në një komisariat lokal.

Ky është arrestimi i katërt i Jo-s lidhur me të njëjtën çështje. Futbollisti, i cili ka luajtur së fundmi për skuadrën braziliane të kategorisë së katërt Itabirito, ka një fëmijë me influenceren Maiara Quiderolly, me të cilën pati një lidhje jashtëmartesore ndërsa ishte ende i martuar me Claudia Silva.
Nga kjo lidhje lindi Joao Gabriel, fëmija i tetë i ish-sulmuesit – dhe i gjashti jashtë martese. Çifti u nda pasi Quiderolly mbeti shtatzënë.
Në vitin 2024, Jo ishte arrestuar gjithashtu pasi u zbrit nga autobusi i skuadrës së tij për të njëjtën arsye, duke u mbajtur gjatë natës në komisariatin e Campinas.
Avokati i tij, Artur Eugenio Matias, deklaroi për mediat se: “Urdhri i arrestit ishte lëshuar në një qytet të Bahias për një borxh relativisht të vogël. Sipas avokatit që merret me çështjen, borxhi është paguar dhe pritet që Jo të lirohet sapo të përfundojnë procedurat.”
Pas pagesës së detyrimit, futbollisti u la i lirë.
Gjatë karrierës së tij, Jo ka luajtur për ekipe të njohura si Manchester City, Everton, Corinthians dhe Atletico Mineiro, si dhe ka regjistruar 20 paraqitje me kombëtaren e Brazilit, duke shënuar pesë gola. Ai ishte pjesë e ekipit në Botërorin 2014, ku Brazili pësoi humbjen historike 1-7 ndaj Gjermanisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tragjedia në Cërrik/ Viktima e aksidentit, Qemal Çala ishte mësues në shkollën “Osman Gjini”

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Është përditësuar bilanci i...

Revolta në ditën e 45! Protestuesit marshojnë, oshëtijnë rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Pasi protestuan për disa...

Mbappé hyn në histori! Askush nuk ka luajtur më shumë se ai me Francën në Kupën e Botës

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Kylian Mbappé vazhdon...

Tragjedi në Cërrik/ Policia jep detaje: Dy viktima dhe një i plagosur në aksidentin në aksin Mollas–Gostimë

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Policia ka dhënë informacionin...