Një shqiptare në bordin e drejtimit të botës? Çako: Ndodh për herë të parë, Mira Murati mund të vendoset kryeministre në…

Këtë javë në Rrethi Katror, u diskutuan një sërë zhvillimesh nga vendi dhe bota, që tërhoqëm vëmendjen e ditëve që lamë pas.
Alfred Çako në studion e kësaj rubrike, është shprehur se ka informacione se shqiptarja e njohur Mira Murati ka marrë pjesë në një bord që sipas tij quhet “Qeveria Botërore Hijet”.

Kjo është hera e parë që në këtë mbledhje bordi botëror merr pjesë një shqiptare thotë Çako, e cila ka qenë si përfaqësuese e Agjensive të IA në SHBA.
Por ai shton më tej se Mira Murati është folur disa herë që mund të vijë si kryeministre në vendin tonë, e dërguar nga elita botërore.

“Në planin ndërkombëtar, është mbledhur ajo që quhet Qeveria Botërore Hijet para disa ditësh. Këtu për herë të parë ka marrë pjesë dhe një shqiptare, dhe kjo është Mira Murati, e cila ka marrë pjesë si përfaqësuese e Agjensive të AI në SHBA. Është hera e parë kjo. Të marrësh pjesë në qeverisjen botërore, është e vetmja shqiptare në dijeninë time.
Këtu është diskutuar për automatizimin e ekonomisë dhe për çështjen e robotikës pas vitit 2030.
Pra agjenda e 2030 që u kam thënë unë që synon të shfarosë njerëzit që bëjnë punë me dorë nëpër fabrika dhe robotizimi i këtyre proceseve, ua kam thënë shumë herë që heqja e kësaj shtrese që është shumica në numrin e popullsisë botërore do të bëhet me luftëra duke larguar investimet ekonomike nga fushat e gjera ekonomike, në fushën e mbrojtjes dhe duke lënë pjesët e tjera jetike të njerëzve të pambuluara me investime.
Duke ulur oferta e mallrave në këtë mënyrë, rriten çmime, dhe fillon uria.
Mira Murati është folur disa herë që mund të vijë si kryeministre këtu, e dërguar nga elita botërore, ta katapultojnë këtu për të realizuar agjendat e tyre. Të kam thënë që nëse këta kanë të njëjtat agjendat, që janë depopullim dhe kontrolli”, tha ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME