Rama: Opozita iu bashkua rezolutës për integrimin në Kuvend, së shpejti kapërcejmë në fazën tjetër të procesit

TIRANË, 17 maj 2026 /Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se bashkimi i forcave politike në Kuvend për rezolutën mbi anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është një zhvillim pozitiv dhe i mirëpritur për të ardhmen europiane të vendit.

Në podkastin “FLASIM”, Rama u ndal te konsensusi i arritur në Kuvend për rezolutën lidhur me procesin e integrimit europian.

“Bashkimi i forcave në Kuvend për rezolutën lidhur me anëtarësimin në BE është i mirëseardhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku befasisht, por e përsëris pozitivisht, forcat opozitare të Kuvendit të Shqipërisë u bashkuan me shumicën qeverisëse për një rezolutë të lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se ky qëndrim i përbashkët duhet të përsëritet sa herë bëhet fjalë për interesin strategjik të Shqipërisë dhe procesin e integrimit europian.

“Më vjen mirë realisht që ndodhi diçka e tillë. Do të ishte mirë të ndodhte vazhdimisht kur flasim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe një herë e vetme, prapë se prapë, është një herë me vlerën e vet”, u shpreh ai.

Rama theksoi se procesi i negociatave me Bashkimin Europian është i pandalshëm dhe se Shqipëria pritet të avancojë më tej në hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave.

“Më vjen mirë po ashtu që, me sa unë kuptoj, e kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm, që bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston, që së shpejti do të vijë edhe lajmi i ri dhe i mirë, si të gjitha lajmet për hapjen e kapitujve, të kapërcimit në fazën tjetër të procesit dhe do të hapet edhe rruga për fillimin e mbylljes së kapitujve të negociatave”, deklaroi Rama.

Duke iu referuar mbështetjes së opozitës për rezolutën, Rama tha se çdo bashkim për projektin europian të Shqipërisë është i mirëpritur.

“Kështu që bashkimi, sado i befasishëm dhe sado i ngutur në “varkën e Shqipërisë europiane”, ku ne jemi aty prej kohësh dhe ku vendin e kanë gjithmonë aty, është plotësisht i mirëseardhur”, tha kryeministri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Trashëgimia kulturore e Elbasanit zgjon interesin e turistëve francezë

ELBASAN ,17 maj 2027/ Albania Express News/Muzeu Etnografik vijon...

Reshjet e dendura paralizojnë aksin Gramsh–Kukur, kamioni me ushqime mbetet në buzë të humnerës

Nga Shkëlzen Hankoja GRAMSH, 17 maj 2026 / Albania Express...

Portugalia i jep Shqipërisë pikët maksimale, Italia na “lë në baltë”/ Si u votua vendi ynë në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,17, maj 2026/Albania Express News/Shqipëria arriti të merrte 145...