Në pritje të hapjes së aksit jetik, qindra mjete rreshtohen në të dy anët te “Arrat e Gurrës” në Dragostunjë

Të gjithë përdoruesit e arteries më të rëndësishme të rrugës kombëtare që lidh Tiranën me juglindjen e Shqipërisë dhe me shtetet fqinje janë sot në pritje të sinjalit për të rifilluar qarkullimin në segmentin e dëmtuar në zonën “Arrat e Gurrës”, në Dragostunjë.

Që në orët e para të mëngjesit, qindra automjete tip autoveturë dhe dhjetëra mjete të tonazhit të rëndë, kryesisht të transportit të mallrave, janë rreshtuar në të dy krahët e aksit, në pritje të hapjes zyrtare të kalimit. Ndërkohë, mjetet dhe punonjësit e kompanisë ANK shpk vijojnë punën pa ndërprerje në të gjitha frontet e kantierit, për të garantuar funksionalitetin dhe sigurinë e devijimit provizor.

Pas disa ditësh bllokimi si pasojë e rrëshqitjes masive të dherave, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi zyrtarisht se sot, më 03.03.2026, në orën 12:00, rikthehet qarkullimi për të gjitha mjetet në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas. Kalimi do të kryhet përmes një devijimi provizor të ndërtuar ngjitur me gjurmën ekzistuese, si zgjidhje e përkohshme deri në ndërtimin e plotë të rrugës alternative në shtratin e lumit Shkumbin, e integruar me trupin e hekurudhës.

Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe përkohësisht do të jetë i paasfaltuar, deri në stabilizimin e shtresave mbajtëse. Më pas do të realizohet edhe asfaltimi përfundimtar, duke rikthyer parametrat e plotë të sigurisë.

ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore, për të shmangur çdo rrezik në këtë fazë tranzitore.

Hapja e këtij segmenti konsiderohet jetike për qarkullimin drejt juglindjes dhe për aktivitetin ekonomik, pasi aksi Librazhd–Prrenjas përbën një nyje strategjike që lidh qendrën e vendit me zonat kufitare. Me hapjen e devijimit në mesditë, pritet rikthimi gradual i normalitetit dhe lehtësimi i fluksit të automjeteve që prej disa ditësh kanë mbetur në pritje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Jam lodhur shpirtërisht”/ Gazetari Xhensil Shkëmbi apel për vajzën e sëmurë: Ka ardhur koha që shteti të përgjigjet

KORÇË,20 maj 2026/Albania Express News/Gazetari Xhensil Shkembi ka përcjellë...

Miratohen tre shpronësime për projekte infrastrukturore në Elbasan, Lushnjë dhe aksin Elbasan-Përrenjas-Qafëthanë

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Këshilli i Ministrave miratoi sot...

“Aeroportin le ta marrin”, Behgjet Pacolli shpërthen ndaj shtetit: U cenua dinjiteti i punëtorëve dhe imazhi i Shqipërisë

VLORË,20 maj 2026/Albania Express News/Reagimi i biznesmenit dhe ish-presidentit...