TIRANË ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Në seancën e kaluar edhe Kuvendi u përfshi nga debate të ashpra pasi deputeti demokrat Luçiano Boçiano nuk lejoi bashkëshkryetarin e komisonit të reformës territoriale të prezantonte raportin e PS-së dhe opozita bllokoi vijimin normal të punimeve.
Kuvendi mblidhet sot për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet parlamentare. Në të njëjtën kohë, pas akteve të dhunës te Kuvendi sot është paralajmëruar edhe një protestë qytetare.
Në seancën e kaluar edhe Kuvendi u përfshi nga debate të ashpra pasi kërkesa e PD për zgjatjen e afatit të komisionit të posaçëm për ‘Territorialen’ u rrëzua me votë nga mazhoranca. Më pas, deputeti demokrat Luçiano Boçiano nuk lejoi bashkëshkryetarin Arbjan Mazniku të prezantonte raportin e PS-së dhe opozita bllokoi vijimin normal të punimeve.
Seanca u ndërpre 4 herë dhe nuk u arrit as në diskutime për rendin e ditës pasi deputetët mbajtën fjalë vetëm për procedurë. Pas 5 orësh debat pa u futur në asnjë moment në rendin e ditës, 7 projektrezoluta të institucioneve kushtetuese, 2 akte normative dhe 15 projektligje u votuan nga mazhoranca mes kaosit dhe thirrjeve të opozitës në foltore për dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Gazment Bardhi u përjashtua nga seanca pasi hodhi ujë në drejtim të shefit të qeverisë Rama. Ra në sy mos pjesëmarrja në votim e dy deputetëve socialistë, Braçe dhe Spiropali, për aktin normativ që i dha 4.3 mln euro këngëtarit amerikan Kanye West. Kuvendi miratoi edhe një seancë plenare më 30 korrik.
Rendi i ditës
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 27.7.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2026.
2. Njoftime.
3. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Рër caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

