Në kërkim për dosjen “AKSHI”, si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj/ Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për…

FRANCË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Është arrestuar në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për dosjen “AKSHI”.

Ndaj tij është lëshuar masa “arrest me burg” nga SPAK, ndërsa pritet që të ekstradohet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.
Biznesmeni Ermal Beqiraj zotëron kompaninë “Soft & Solution” dhe akuzohet se përfitoi tenderë mbi 1.1 milion euro me procedura të parregullta. Hetimet e SPAK, të nisura për çështjen e AKSHI-t, zbuluan edhe një jaht luksoz në pronësi të biznesmenit, në vlerën e rreth 1 milion eurove.

Gjithashtu, atij i janë sekuestruar 10 pasuri dhe disa llogari bankare të tij e subjekteve. Mes tyre, truall e ndërtesa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biznese dhe automjete.
Mediat franceze raportojnë se shqiptari Beqiraj u ndalua pasi fluturoi mbi një central bërthamor në Normandi të Francës, në një lartësi më të ulët se kufiri i lejuar. Profili i tij ka ngjallur dyshime te hetuesit francezë, të cilët nuk e përjashtojnë pistën e spiunazhit.
Sipas mediave në Francë, Ermal Beqiraj po fluturonte të shtunën pasdite me një avion të vogël civil në një mënyrë anormale mbi centralin bërthamor. Forcat Ajrore dhe Hapësinore Franceze ndërhynë menjëherë, duke neutralizuar dhe arrestuar shqiptarin, i cili po mbahet në paraburgim, deri në momentin kur të ekstradohet drejt Rinasit.
Mediat franceze raportojnë se biznesmeni shqiptar është tashmë i njohur për drejtësinë franceze dhe atë shqiptare për mashtrim financiar, mashtrim në grup të organizuar, si dhe për aktivitete të paligjshme lidhur me piraterinë kompjuterike.
Një fakt i pazakontë, sipas artikullit, ishte se gjatë kontrollit fizik, forcat e rendit gjetën tre pajisje AirTag të fshehura në rrobat e tij. Këto pajisje të vogla GPS, të prodhuara nga Apple, përdoren për të lokalizuar dhe gjurmuar objektet ose personat që i mbajnë me vete.
Para hetuesve francezë, biznesmeni shqiptar deklaroi se kishte gabuar lartësinë e fluturimit, pasi ishte duke folur në telefon me nënën e tij në momentin kur po kalonte mbi centralin bërthamor.
Sipas mediave franceze, ai ishte nisur nga qyteti i vogël Albert, kishte fluturuar drejt Calais, më pas kishte kaluar drejt Bretanjës, për të përfunduar mbi centralin bërthamor të Penly, kur u kap nga autoritetet.
Ai është u dënua nga autoritetet e drejtësisë në Francë me 7 mijë euro gjobë për fluturim të ndaluar dhe më pas iu dorëzua Zyrës Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, ku pritet edhe ekstradimi.
Përveçse është një central bërthamor me rëndësi të madhe, Penly është edhe vendi ku po ndërtohen reaktorët e rinj bërthamorë EPR-2, një projekt që ndiqet me interes nga e gjithë bota.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mbyllet me marshim dita e 59-të e tubimit, protestuesi: Nuk do të ikim nga ky shesh as nëse…

TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-U zhvillua sot në...

FC Drita shkruan histori, kualifikohet në raundin e tretë të UEFA Conference League pas një përmbysjeje dramatike

KOSOVË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-FC Drita ka siguruar...