Ndërtimi i Bypass-it të Elbasanit hyn në fazën vendimtare: hapen tenderat me vlerë 60.5 milionë euro, punimet nisin nga Bradasheshi drejt Korridorit VIII

ELBASAN ,7 maj 2026/Albania Express News/Një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për juglindjen e Shqipërisë dhe për vetë lëvizjen në Korridorin VIII ka hyrë zyrtarisht në fazën e zbatimit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur dy procedura të mëdha tenderuese për ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit, me një fond limit prej rreth 60.5 milionë eurosh, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave është përcaktuar deri më 10 qershor 2026.

Ky projekt konsiderohet strategjik jo vetëm për qytetin e Elbasanit, por për të gjithë aksin kombëtar që lidh Tiranën me juglindjen e vendit dhe më tej me rajonin, duke qenë pjesë e rëndësishme e Korridorit VIII, një nga arteriet më të rëndësishme të transportit në Ballkan.

Sipas dokumenteve të tenderit, segmenti i ri rrugor do të ketë një gjatësi prej 4.2 kilometrash dhe do të nisë në zonën e Bradasheshit, aty ku lidhet me autostradën Tiranë–Elbasan, për të vijuar deri pranë luginës së lumit Shkumbin. Zona ku do të ndërtohet bypass-i karakterizohet nga reliev kryesisht fushor, çka pritet të favorizojë ritmin e punimeve.

Fituesi i tenderit do të ketë në dispozicion një periudhë dyvjeçare për përfundimin e plotë të veprës infrastrukturore, e cila pritet të sjellë një transformim të ndjeshëm në qarkullimin rrugor dhe në lehtësimin e trafikut të rënduar që përjeton aktualisht hyrja dhe dalja e Elbasanit.

Në raportet teknike të publikuara nga ARRSH theksohet se fluksi i automjeteve në këtë aks është ndër më të lartët në vend. Sipas të dhënave më të fundit, qarkullimi mesatar ditor luhatet nga 25 mijë deri në 30 mijë automjete, ndërsa gjatë orëve të pikut arrin deri në 35 mijë mjete në ditë. Kjo ngarkesë e lartë trafiku është kthyer prej vitesh në një problem serioz për lëvizjen e qytetarëve, transportin e mallrave dhe sigurinë rrugore.

Ndërtimi i bypass-it synon pikërisht shmangien e këtij fluksi nga zona urbane e Elbasanit, duke krijuar një aks alternativ modern dhe më të shpejtë për automjetet që tranzitojnë drejt juglindjes së vendit apo drejt kufijve rajonalë.

Dokumentet e tenderit parashikojnë gjithashtu masa të posaçme për menaxhimin e trafikut gjatë fazës së punimeve. Autoritetet dhe kompanitë zbatuese do të jenë të detyruara të krijojnë rrugë alternative për automjetet dhe këmbësorët, në mënyrë që të shmangen bllokimet dhe kaosi në qarkullim gjatë ndërhyrjeve në terren.

Projekti i plotë i Bypass-it të Elbasanit parashikohet të kushtojë rreth 240 milionë euro dhe është përfshirë ndër projektet prioritare të qeverisë shqiptare në sektorin e infrastrukturës rrugore. Investimi shihet si një nyje kyçe për modernizimin e rrjetit kombëtar dhe për integrimin më të shpejtë të Shqipërisë në korridoret europiane të transportit.

Me nisjen e këtij projekti, Elbasani pritet të marrë një rol edhe më të rëndësishëm strategjik në hartën e transportit kombëtar, ndërsa qytetarët dhe bizneset presin që bypass-i të sjellë jo vetëm lehtësim të trafikut, por edhe zhvillim ekonomik, rritje të sigurisë rrugore dhe lidhje më efikase me pjesën tjetër të vendit dhe rajonit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fshati Levrushk në Pukë, mes gjelbërimit dhe maleve

PUKË, 16maj 2026 /Albanoa Express News/ Mes peizazheve të...

Ansambli “Gurra e Kurbinit” shkëlqen në festivalet mbarëkombëtare, rrëmben çmime dhe zemrat e publikut

Nga Imer Hysa KURBIN,16 maj 2026/Albania Express News/Ansambli “Gurra e...

Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

TIRANË ,15 maj 2026/Albania Express News/Drejtoria e Tatimeve ka...