Ndërron jetë ish-ambasadori dhe themeluesi i PD, Abdi Baleta

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD, Abdi Baleta, ka ndërruar jetë. Abdi Baleta, i lindur në fshatin Gur i Bardhë të Matit në vitin 1941, ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.

Deri në vitin 1983, Baleta shërbeu në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në New York, SHBA. Ai kreu detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec nga viti 1983 deri në vitin 1987 dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë nga viti 1987 deri në vitin 1995.

Në vitet 1991-1996 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitin 1994, Abdi Baleta u largua nga Partia Demokratike dhe krijoi një forcë tjetër politike, e cila u pagëzua “Rimëkëmbja Kombëtare”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta e 56-të radhazi në Tiranë , Edi Rama jepe dorëheqjen

TIRANË, 25 korrik 2026 /Albania Express News/ -Protesta kundër...

Zona e Lumit të Shalës do të lidhet me Tropojën, gati kantieri i aksit rrugor

TIRANË, 25 korrik 2026 /Albania Express News/-Kantieri për ndërtimin...

Tirana e nis me barazim fazën përgatitore në Turqi, bardheblutë ndalin Çorum FK në miqësoren e parë

TURQI ,25 korrik 2025/Albania Express /-Tirana ka zhvilluar ndeshjen...