Zona e Lumit të Shalës do të lidhet me Tropojën, gati kantieri i aksit rrugor

TIRANË, 25 korrik 2026 /Albania Express News/-Kantieri për ndërtimin e rrugës Shalë–Tropojë, një nga investimet e rëndësishme infrastrukturore në veri të vendit, është gati në pritje të nisjes së punimeve për aksin që shënon hap të rëndësishëm për lidhjen e zonës së Dukagjinit me Kurorën e Alpeve Shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri, duke e cilësuar projektin si një investim strategjik që do të lidhë Shalën me Tropojën përmes Qafës së Ndërmajës.

Ky investim do të krijojë një korridor të ri lidhës mes zonave alpine, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve, si edhe duke rritur potencialin për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Realizimi i këtij projekti pritet të rrisë aksesueshmërinë në një prej destinacioneve më të veçanta të turizmit malor në vend, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale dhe në promovimin e Alpeve Shqiptare si një destinacion turistik gjatë gjithë vitit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta e 56-të radhazi në Tiranë , Edi Rama jepe dorëheqjen

TIRANË, 25 korrik 2026 /Albania Express News/ -Protesta kundër...

Tirana e nis me barazim fazën përgatitore në Turqi, bardheblutë ndalin Çorum FK në miqësoren e parë

TURQI ,25 korrik 2025/Albania Express /-Tirana ka zhvilluar ndeshjen...

“Nuk do të ketë më para pas vitit 2036”, Elon Musk: Inteligjenca artificiale do t’ia bëjë të parëndësishme

BOTA ,25 korrik 2026/Albania Express News/-Elon Musk ka deklaruar...