Moti të enjten, vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

TIRANË, 14 maj 2026/Albania Express News/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas parashikimit, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të alternuara me kthjellime të herëpashershme, më të dukshme përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore dhe kodrinore pranë tyre reshjet do të marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s, duke sjellë në dete valëzim të forcës 2 deri në 3 ballë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sulm kibernetik në tre aeroporte angleze, vidhen të dhënat personale të 8.7 milionë pasagjerëve

LONDËR , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Të dhënat personale...

LIVE PAFOS-DINAMO/ Gola dhe tension në Qipro, blutë e mbyllin në kontroll të plotë pjesën e parë

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo po luan...

LIVE NGA OSLO / LILLESTRØM–EGNATIA/ Festë shqiptare në Norvegji, Egnatia mbyll pjesën e parë në avantazh

OSLO, NORVEGJI  , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Egnatia po...