“Moratti më ofroi 250 milionë euro”/ Laporta e konfirmon, përpara 20 vitesh Messi mund të kishte shkuar te Interi

BOTËRORI 2026 ,18 korrik 2026/Albania Express News/- Massimo Moratti vuri re një problem te Barcelona në lidhje me Lionel Messin dhe u hodh në sulm si një fajkua.

“Messi nuk ndihet i vlerësuar? Mendoj unë”, kishte thënë presidenti i Interit. Kështu shkuan pak a shumë gjërat. Përpara 20 vitesh, në dhjetor të vitit 2006, Moratti takoi në Milano babanë e yllit argjentinas për ta sjellë në “San Siro”. Një histori që u tregua si nga Moratti, ashtu edhe nga vetë Laporta.
“Interi ofroi 250 milionë euro, por i thashë ‘jo’”, tregoi Laporta dhe Messi qëndroi në “Camp Nou”.

Në atë kohë, theksonte “La Gazzetta dello Sport”, kishte mosmarrëveshje me Barcelonën për kontratën. Messi përfitonte 3 milionë euro, gjysmën e asaj që përfitonte Ronaldinho, ndërsa Jorge Messi kërkonte një marrëveshje më të mirë.
Moratti, i tunduar nga mundësia për ta sjellë atë në Milano, u takua me babanë e futbollistit me rastin e një spoti publicitar të organizuar nga djali i Fabio Capellos. Edhe Maradona kishte deklaruar: “Interi duhet të tentojë të marrë Messin; ai është e ardhmja”, ishin fjalët e El Pibe de Oro.
Massimo Moratti e përkufizoi operacionin si një “çmenduri të kthjellët” për të tentuar në mënyrë konkrete realizimin e një blerjeje të paprecedentë për kohën: 250 milionë euro. Laporta refuzoi.
Massimo Moratti, në vitin 2020, e tregoi kështu historinë: “Nisëm ta ndiqnim që nga Botërori U18. Misioni në Spanjë. Të mitë u kthyen dhe treguan për vështirësitë me shëndetin dhe angazhimin e Barcelonës, si edhe për përkushtimin e saj për t’i zgjidhur ato probleme”, tha Moratti. “I thashë: lëreni fare. Betohem.”
Ndërsa në vitin 2025 ai shtoi: “Kishte gazetarë që më pyesnin se çfarë mendoja për Ronaldinhon. Unë u përgjigjesha se më pëlqente Messi. Ai e dinte këtë dhe u vu në kontakt me ne, por ishte kuruar dhe rritur në Barcelonë. Për disa vjet më dërgoi fanellën e tij me autograf.”
Ndërsa vetë Messi, në vitin 2007, kishte folur kështu për Interin: “Interi gjithnjë më ka pëlqyer. Luajnë shumë argjentinas. Mbrojnë mirë dhe kanë një sulm shumë të mirë. Ibrahimovic, Adriano, Crespo, Cruz, Recoba.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME