Miratohen shpronësime për ndërtimin e rrugëve Elbasan-Lekaj dhe Kthesa e Bërdicës-Ura e Bahçallëkut

TIRANË, 14maj /Albania Express News/ Këshilli i Ministrave miratoi gjatë mbledhjes së sotme dy vendime për shpronësimin e pronave private që preken nga realizimi i projekteve të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Vendimi i parë lidhet me projektin “Studim-projektim aksi rrugor Elbasan-Lekaj, Korridori 8, ndërtim aksi rrugor Papër-Ura e Grykshit”. Sipas vendimit, pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ky projekt do të kompensohen me vlerë të plotë për tokat e llojit “arë”. Fondi total i shpronësimit është 14 667 525 lekë dhe do të përballohet nga buxheti i shtetit përmes fondit të shpronësimeve në Bankën e Shqipërisë. Procesi i shpronësimit bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe pritet të përfundojë brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Gjithashtu qeveria miratoi edhe shpronësimet për projektin “Ndërtim, rruga Kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut”. Për këtë projekt, kompensimi i pronarëve do të përfshijë pasuri të kategorive “arë”, “truall”, “pemëtore” dhe “ndërtesë”. Vlera totale e kompensimit është  57 455 087.10 lekë. Procesi i shpronësimit bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa procedurat e shpronësimit dhe regjistrimit të pronësisë do të kryhen brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Në të dyja rastet, Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të pezullojë transaksionet mbi pronat e prekura deri në përfundimin e procedurave të regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të shtetit dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Vendimet hynë në fuqi menjëherë dhe do të botohen në Fletoren Zyrtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dinamo kërkon historinë me Ilir Dajën, surprizë në sulm! Publikohen formacionet zyrtare ndaj Pafosit

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo do të...

Ndryshon orari dhe stadiumi, ja ku do të luhet ndeshja Skënderbeu-Dinamo

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ndeshja mes Skënderbeut...

Vijon beteja me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten aktive, dy helikopterë në aksion prej rreth 4 orësh

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Vijon prej orësh...