Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ftesë profesionistëve: Koha për një shërbim të jashtëm modern, të hapur dhe efektiv

Tiranë, 4 prill /Albania Express News/ – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi se institucioni që ai drejton do të hapë së shpejti një thirrje publike për krijimin e një rezerve të strukturuar profesionistësh, të cilët do të kontribuojnë në politikën e jashtme të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se kjo nismë synon ngritjen e një mekanizmi fleksibël që do të përfshijë ekspertë të certifikuar, të angazhuar sipas nevojave konkrete të shërbimit të jashtëm, duke plotësuar dhe forcuar diplomacinë tradicionale.

Sipas ministrit, krijimi i kësaj rezerve vjen si përgjigje ndaj zhvillimeve gjithnjë e më dinamike dhe komplekse në arenën ndërkombëtare, që kërkojnë reagim të shpejtë dhe ekspertizë të specializuar. Ai theksoi se diplomacia moderne kërkon fleksibilitet dhe inovacion, veçanërisht në funksion të procesit të integrimit evropian të vendit.

Thirrja do t’u drejtohet profesionistëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, në fusha të tilla si marrëdhëniet ndërkombëtare, e drejta, ekonomia, siguria, komunikimi publik dhe diplomacia digjitale.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet mbi bazë meritokracie, përmes një procesi verifikimi dhe certifikimi profesional, ndërsa angazhimi i tyre do të jetë për periudha të caktuara, në varësi të nevojave të institucionit.

Ministri Hoxha nënvizoi se kjo nismë synon forcimin e kapaciteteve të politikës së jashtme, përfaqësim më dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, si dhe mbështetje konkrete për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Detaje të mëtejshme mbi thirrjen publike pritet të publikohen së shpejti në faqen zyrtare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...

Pyetja që mbuloi në lot yllin e Brazilit: Çfarë do t’i thoni fëmijëve në Brazil që i prishët ëndrrën…?

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Brazilit...