Bekimi i bukës së Pashkës, Rama ndan pamje nga ceremonia e veçantë në Dioqezën e Sapës

TIRANË, 4 prill /Albania Express News/ – Bekimi i bukës apo ushqimeve në vigjilje të Pashkës është një nga traditat dhe ritet më të lashta për besimtarët katolikë e lidhur ngushtë me mirënjohje ndaj Zotit dhe vlerësimin e punës së njeriut.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga kjo ceremoni e veçantë e mbajtur sot në Dioqezën e Sapës në Vaun e Dejës, në Nënshat dhe Blinisht. Ky rit është zhvilluar edhe në kishat e tjera katolike në të gjithë vendin.

Kryeministri shkruan: “Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri, dhe kush beson në mua nuk do të ketë më kurrë etje” (Gjoni 6:35).

Pashka kremtohet si një festë e ripërtëritjes dhe buka e bekuar simbolizon bukën e re dhe jetën e filluar përmes Ringjalljes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndeshja me Finlandën, Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet në ‘Arenën Kombëtare’

TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express News /-Kombëtarja...

Pse nuk e mendojmë “tjetrin” si “unë”?

Nga Sejdin Cekani TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express...