Milan-Inter, derbi dhe në tribuna, ja kush fiton ‘sfidën’ e tifozerisë

Calcio e Finanza’ ka publikuar klasifikimin e numrit mesatar të spektatorëve në shkallët e stadiumit të 20 skuadrabe të Serie A për sezonin 2025/26. Ashtu sikurse edhe vitin e kaluar edhe këtë vit, ky aspekt është çështje e dy skuadrave milaneze, Inter dhe Milan që janë në një garë të barabartë mes tyre

Në javën e 26 me 13 ndeshje të luajtura në San Siro për secilën prej skuadrave, Milani është në krye të këtij klasifikimi të veçantë me një mesatare prej 72 844 spektatorë për ndeshje. Interi është aty shumë pranë rivalëve të përjetshëm me një mesatare thuajse të barabartë, 72 814 tifzoë për ndeshje.
Podiumin e plotëson skuadra e Romës, me Olimpicon që ka regjistruar një numër mesatar prej 62 508 spektatorësh për ndeshje. Në vendin e fundit është Pisa që renditet pas Comos dhe Cremoneses.

‘Calcio e Finanza’ e përpiloi këtë klasifikim në bazë të biletave të shitura për çdo ndeshje dhe jo në bazë të prezencës efektive në stadium(duke përjashtuar situatat e veçanta sic është rasti i kontestimeve të Lazios dhe Torinos).

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan, fëmijët zbulojnë botën e hendbollit përmes lojës

Në kuadër të promovimit të sportit të hendbollit tek...

Sensacion në Gjermani, SV Elversberg shkruan histori: nga kategoria e katërt në Bundesliga brenda katër vitesh

GJERMANI,21 maj 2026/Albania Express News/Klubi modest gjerman SV Elversberg...

Reflektimi i mbrëmjes – thirrja urgjente për ndihmë

Nga Xhensil Shkëmbi Fillimisht, do u lutesha të gjithëve që...

Qeveria ndryshon rregullat për regjistrimin dhe përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve

TIRANË, 21maj 2026 /Albania Express News/ Forcohen rregullat e...