Merr flakë magazina në unazën e Shkozetit, raportohet për shpërthime, mbetet pa energji elektrike një pjesë e Durrësit

DURRËS ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Një pjesë e mirë e Durrësit pa energji elektrike, pasi një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje një magazinë në unazën e Shkozetit.

Sipas informacioneve paraprake të pakonfirmuara ende, zjarri dyshohet se është shkaktuar pasi, për shkak të temperaturave të larta, janë këputur dy kabllo të tensionit të lartë të energjisë elektrike, të cilat dyshohet se kanë rënë mbi magazinë.
Objekti u përfshi nga flakët, teksa raportohet se në zonë ka pasur edhe shpërthime.

Në vendngjarje zjarrfikës dhe forca policie dhe po punohet për shuarjen e zjarrit që kërcënon e 2-3 banesa pranë objektit në flakë.
Si pasojë e tymit të dendur që ka përfshirë zonën, qarkullimi i mjeteve në unazën e Durrësit, Shkozet-Plepa është vështirësuar ndjeshëm. Në zonë janë 6 mjete zjarrfikëse.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pas largimit nga PD, Jola Hysaj emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Jola Hysaj, ish-sekretare për...

Dr. Arjan Hamiti për ruajtjen e Bashkisë së Peqinit: Vendim që respekton historinë dhe identitetin e kësaj treve

PEQIN  30 korrik 2036/Albania Express News/-Vendimi për ruajtjen e...