Mbi 120 akademikë shqiptarë nga diaspora në krah të protestave, ish ministri Ditmir Bushati: Shqipëria ka nevojë për një shkundje demokratike

SHQIPTARËT E DIASPORËS ,17 qershor 2026/Albania Express News/ ,17 qershor Një grup prej më shumë se 120 akademikësh dhe studiuesish shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në universitete e institucione prestigjioze në mbarë botën kanë dalë me një deklaratë publike në mbështetje të protestave qytetare në Shqipëri, duke kërkuar një qasje të re për zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të vendit.

Në deklaratën e tyre, akademikët shprehin solidaritet me protestuesit dhe theksojnë se shumë nga problemet me të cilat përballet Shqipëria sot burojnë nga dështime të përsëritura politike dhe institucionale, që kanë dobësuar besimin e qytetarëve tek shteti, drejtësia dhe e ardhmja e vendit. Sipas tyre, arsimi, shkenca dhe inovacioni duhet të vendosen në qendër të politikave kombëtare, si kusht për një zhvillim të qëndrueshëm dhe konkurrues.

Firmëtarët ngrenë shqetësimin për nënfinancimin e arsimit dhe kërkimit shkencor, mungesën e meritokracisë dhe largimin e vazhdueshëm të të rinjve dhe profesionistëve të kualifikuar. Ata shprehin gatishmërinë për të kontribuar me ekspertizën e tyre në proceset e zhvillimit të vendit, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për institucione më të forta dhe politika që vendosin në qendër interesin publik.

Mbështetje për këtë nismë ka shprehur edhe ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili në një reagim publik e cilësoi angazhimin e akademikëve të diasporës si një akt të lartë patriotizmi.

“Nuk ka gjë më patriotike sesa kur ajka e kombit në diasporë shpreh gatishmërinë për ripërtëritjen demokratike, një model të ri politik, ekonomik e social për vendin. Për një patriotizëm të ri që mbron dhe promovon demokracinë në çdo sferë të pushtetit dhe shoqërisë”, shkruan Bushati.

Sipas tij, në themel të këtij vizioni duhet të qëndrojnë siguria e qytetarëve, respektimi i të drejtave të tyre, mundësitë e barabarta për të gjithë, një ekonomi e bazuar te dija, si dhe forcimi i solidaritetit e kohezionit social.

Bushati thekson gjithashtu se beteja për ripërtëritjen demokratike të Shqipërisë nuk është dhe nuk mund të jetë përpjekje e një individi të vetëm, por një proces kolektiv që kërkon strategji, bashkim forcash, etikë, ide të reja dhe guxim politik.

“Beteja për ripërtëritjen demokratike të vendit nuk ka qenë kurrë e lehtë dhe as përpjekje e një personi të vetëm. Përkundrazi, është betejë e përditshme kolektive që kërkon strategji, përqendrim forcash, etikë, ide dhe guxim. Atdheu ynë ka nevojë për një shkundje. Kontributi i diasporës është i pazëvendësueshëm”, shprehet ai.

Deklarata e akademikëve, e mbështetur nga personalitete shqiptare në universitete dhe qendra kërkimore në SHBA, Britani, Gjermani, Francë, Itali, Zvicër dhe vende të tjera europiane, konsiderohet si një ndër reagimet më të rëndësishme të diasporës intelektuale shqiptare në mbështetje të kërkesave qytetare për reforma, meritokraci dhe forcim të demokracisë në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Projektligjin e ri për taksën e pronës, taksim mbi vlerën e tregut me norma 0,1%-0,2% për banesat

TIRANË, 17 qershor 2026/Albania Express News/ Ministria e Financave...

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar prangoset nga policia nën akuzën e trukimit të ndeshjeve

BOTËRORI 2026 ,17 qershor 2026/Albania Express News/Një skandal i...

Ansambli “Sadi Halili” i Librazhdit shkëlqen në “Gjilani Fest 2026”, ambasador i denjë i folklorit dhe traditës shqiptare

LIBRAZHD/GJILAN ,17 qershor 2026/Albania Express News/Ansambli i Pallatit të...