“Marrëveshje e re me Greqinë për partneritet strategjik”, Rama takon Mitsotakis në Athinë: Do kapërcejmë të gjitha çështjet e mbartura mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga takimi i tij me homologun grek gjatë vizitës në Athinë, ku po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik të Delphit.

Në foto shfaqen dy kryeministrat duke shtrënguar duart mes njëri-tjetrit, ndërsa në diçiturë Rama shkruan se ata të dy i lidh një miqësi në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri.

Rama shton se po punojnë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik.

“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri.
Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kuvendi miraton projektligjet në rendin e ditës vetëm me votat e mazhorancës, opozita braktis seancën

TIRANË, 23 prill 2026/Albania Express News/ Kuvendi miratoi në...

IKMT shemb 7 objekte në Elbasan për Korridorin 8, lirohet segmenti Elbasan–Papër

ELBASANI,23 prill 2026/Albania Express News/Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së...

Liverpool lë mënjanë Curtis Jones, rinovimi i pamundur dhe Interi e mendon si ide

Një pistë e lindur gjatë merkatos së janarit mund...