Inter i çmendur, e përmbys Como-n edhe në Kupën e Italisë, pret biletën për në finale

Një Inter i çmendur u pa në San Siro në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë ndaj Comos. Skuadra zikaltër realizoi një tjetër përmbysje në rezultat ndaj skuadrës së Cesc Fabregas duke e mundur 3-2 për të prerë biletën për në finale.

Ashtu sikurse edhe në ndeshjen e përpara disa ditëve në kampionat, Como arriti të marrë avantazhin e dyfishtë përballë zikaltërve. Në minutën e 32 Baturina zhbllokoi sfidën teksa i dha kryesimin 1-0 skuadrës së Comos, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 48, Da Cunha shënoi edhe golin e dytë për të besuarit e Fabregas.
U duk se kjo ndeshje këtë radhë po shkonte sipas planeve të Comos, por Interi nuk ishte dakord, pasi në minutën e 70, shkurtoi diferencën në 2-1 me Hakan Calhanoglu që shënoi me një gjuajtje nga distanca. Kaq mjaftoi që Interi të nisë sulmet për përmbysjen e rezultatit dhe në minutën e 86 shënoi sërish me Hakan Calhanoglu që barazoi shifrat në 2-2.

Festa e këtij goli nuk ishte shuar plotësisht kur Susic ndëshkoi sërish Comon duke shënuar golin e tretë që fiksoi fitoren 3-2 të Interit që do të luajë në finalen e 13 majit me fituesen e çiftit tjetër gjysmëfinalist Atalanta-Lazio që në ndeshjen e parë kanë barazuar me rezultatin 2-2

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia e Rrogazhinës kërkon pikë në Danimarkë, superkompjuteri i jep 79,2% shanse për kualifikimin historik

NGA FATMIR POPJA Rrogozhinasit përballen sonte në orën 21.00 me...

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...