Mario Mitaj lihet jashtë skuadre, por Al Ittihad humbi sfidën në transfertë

Al Ittihad kishte një ndeshje delikate këtë të premte teksa u përball me kryesuesit e Ligës Arabe të futbollit, Al Ahli në transfertë. Në këtë ndeshje, që Al Ittihad e humbi me rezultatin 3-1, një disfatë për të cilin pergjegjësia iu faturua trajnerit Sergio Conceiçao.

Tekniku portugez e la jashtë skuadre mbrojtësin e kombëtares shqiptare Mario Mitaj, një vendim që ashtu siç kishin paralajmëruar edhe vetë tifozët e Al Ittihad, i krijoi shumë hapësirë Mahrez që në fakt shënoi golin e dytë të Al Ahli duke e kthyer në avantazhin 2-1
Edhe pse Mario Mitaj është në një formë të mirë fizike, Conceiçao e lë jashtë skuadre atë për shkak të numrit të futbollistëve të huaj që mund të lejohen dhe futbollisti kuqezi nuk mes 8 lojtarëve duke u zëvendësuar nga Kadesh që bëri një paraqitje të dobët në fushën e lojës. As mediat nuk e justifikojnë vendimin e trajnerit portugez që jo pak herë është kritikuar për zgjedhjet që bën.

Pas 25 javëve kampionat Al Ahli kryeson klasifikimin me 62 pikë, ndërsa Al Ittihad është në vendin e 6 me 20 pikë më pak, 42.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

MIRDITË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

ANGLI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Çfarë spektakli në...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po shndërrohet...