“Maratona Këngë Moj”, një natë magjike me yjet e muzikës popullore në Belsh

Mbrëmja e të hënës së fundit të gushtit do të mbetet gjatë në kujtesën e banorëve dhe vizitorëve të Belshit. Qendra e qytetit u shndërrua në një skenë të gjallë emocionesh, ku tingujt e muzikës popullore shqiptare ndërthurën traditën me energjinë e spektaklit modern.

Në një panoramë fantastike të një nate të ngrohtë vere, Spektakli “Këngë Moj” solli në skenë disa nga yjet më të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Eranda Libohova, Irma Libohova, Silva Gunbardhi, Vojsava Aliaj, Murat Camaj, Hysni Alushi, Eglantina Toska e shumë artistë të tjerë të njohur ndezën atmosferën dhe fituan zemrat e publikut me performancat e tyre.

Për të paktën katër orë, Belshi u kthye në kryeqendrën e muzikës popullore, ku publiku brohoriste, këndonte dhe kërcente nën ritmet që bashkojnë breza e ruajnë gjallë identitetin tonë kulturor.

Një vlerësim i veçantë i takon edhe Bashkisë Belsh, e cila ndër vite ka treguar angazhim të vazhdueshëm në organizimin e aktiviteteve kulturore që jo vetëm pasurojnë jetën artistike të qytetarëve, por synojnë edhe promovimin e pasurive natyrore të zonës së Dumresë, me liqenet e shumtë karstike dhe destinacionet e saj të veçanta turistike.

Përmes këtyre aktiviteteve, Belshi po afirmohet si një qendër kulturore dhe turistike në rritje, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Kjo mbrëmje e veçantë nuk ishte thjesht një koncert, por një festë e shpirtit belshak, një homazh për trashëgiminë muzikore dhe një dëshmi e qartë se Belshi ka shumë për të ofruar në kulturë, në natyrë dhe mikpritje.

Aktivitetet e shumta kulturore dhe artistike dhe jo vetëm që zhvillohet në Belsh po ndikojnë së tepërmi në rritjen e numrit të vizitorëve dhe grupeve turistike në të gjithë zonën e Dumresë një nga më të bukurat e Shqipërisë së Mesme.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe rrokulliset disa herë, plagosen dy persona

GRAMSH ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor me...

Egnatia në Champions League, mëson fatin e saj për raundin e tretë

RROGOZHINË ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia do të luajë...

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe kabinetin, ja MESAZHI që u dërgoi të vetëve

TIRANË ,20 korrik 2027/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama pritet...

Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

TIRANË, 20 korrik 2026 /Albania Express News/ -Ministri i...