Llatja: Aplikimet për “Paketën e Maleve” edhe pranë sporteleve e-Shërbime

Aplikimet për përfitimin nga “Paketa e Maleve” në bashkinë Elbasan mund të kryhen jo vetëm online, por edhe pranë sporteleve e-Shërbime, si dhe në zyrën e informacionit pranë bashkisë.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja tha sot se “ky shërbim ofrohet pa pagesë për të gjithë qytetarët, me qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit dhe rritjen e aksesit në këtë program mbështetës”.

Llatja i bën thirrje të gjithë banorëve të zonave prioritare të përfshira në këtë paketë, konkretisht në njësitë administrative Gjinar, Tregan, Funar dhe Shushicë, që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron “Paketa e Maleve” për zhvillimin ekonomik dhe social të zonave të tyre.

Bashkia Elbasan ka zgjeruar shërbimet për të mbështetur çdo aplikant të interesuar, duke ofruar asistencë të plotë gjatë gjithë procesit.

Për më shumë informacion, qytetarët mund të drejtohen pranë sporteleve përkatëse ose të kontaktojnë Zyrën e Informacionit në Bashkinë Elbasan.

Llatja fton qytetarët të aplikojnë dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron “Paketa e Maleve”.

Në bashkinë e Elbasanit ka pasur rritje të interesit për Paketën e Maleve, iniciativë që synon të nxisë investimet dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore, me fokus zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME