Protesta e thirrur nga studentët, bllokohet Zogu i Zi, nisen drejt 21 Dhjetorit. Disa prej tyre heqin kangjellat e trotuareve dhe djegin koshat e mbeturinave

TIRANË , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-Protesta e thirrur nga studentët, nisi fillimisht me bllokimin rrugës së Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit, e më pas me marshim drejt Zogut të Zi.

Qarkullimi në Zogun e Zi është bllokuar, teksa disa prej protestuesve kanë tentuar të heqin edhe kangjellat e trotuareve. Po ashtu i është vënë flaka disa koshave.
Tashmë ata janë nisur drejt 21 Dhjetorit, ku kanë bllokuar rrugën.

Në protestë ka të angazhuar forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve.
Bëhet e ditur se për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren.
Gjatë tubimit, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME