Elbasani në fokusin e sportit ndërkombëtar, përgatitjet nisin për Ballkaniadën e Ping Pongut

Elbasani po përgatitet të kthehet në një nga kryeqendrat e sportit në rajon, falë organizimit të aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare që pritet të zhvillohen në qytet.

Në këtë kuadër, sot në Drejtorinë e Klubit Shumësportësh Elbasan u zhvillua një takim zyrtar mirëseardhjeje me përfaqësuesit e Federatës së Ping Pongut të Ballkanit dhe Federatës Shqiptare të Ping Pongut.

Të pranishëm në këtë takim ishin Krenar Dila, President i Federatës Shqiptare të Ping Pongut; Dušan Stevanović, President i MK BTTU; Milorad Trpkovski, Sekretar i Përgjithshëm i BTTU; Tonin Binishi, Sekretar i Federatës Shqiptare të Ping Pongut; si dhe Mariota Luto, Drejtoreshë Operacionale e Federatës.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe emergjencave civile, përfshirë Spitalin Rajonal Elbasan, Shërbimin Zjarrfikës, Policinë Vendore Elbasan dhe Policinë Bashkiake Elbasan.

Gjatë diskutimeve u trajtua në detaje plani i masave dhe koordinimi institucional për organizimin sa më të suksesshëm të Ballkaniadës së Ping Pongut, e cila do të zhvillohet në Elbasan gjatë muajit qershor.

Pas përfundimit të mbledhjes, delegacioni u prit nga Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ku u firmosën kontratat e bashkëpunimit për realizimin e këtij aktiviteti ndërkombëtar.

Të gjitha institucionet pjesëmarrëse shprehën gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe angazhim maksimal në funksion të mbarëvajtjes së aktivitetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tirana dhe Elbasani “nën pushtetin” e pluhurit, raporti nxjerr ndotësit kryesorë të ajrit

TIRANË ,25 korrik 2026/Albania Express News/-Tirana dhe Elbasani vijojnë...

Zjarret pranë Madridit prekin objektet e NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore

SPANJË ,25 korrik 2026/Albania Express News/-Zjarret që kanë përfshirë...

“Rama jepe dorëheqjen”-Dita e 55 e rezistencës qytetare/ Protestuesit rikthehen në sheshin “Skënderbej”

TIRANË ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Rezistenca qytetare hyn sot...