Liga e Kampioneve, nata e madhështisë së Realit të Madridit dhe kampionëve të PSG-së, ndërkohë vazhdon surpriza Bodo Glimt

Real Madrid 3–0 Manchester City
Nata i përkiste Federico Valverde-it. Mesfushori uruguaian shënoi tre herë, të gjitha brenda në pjesën e parë duke nxjerrë City-n jashtë loje në një nga mënyrat më dominuese të paraqitjeve të sezonit. Filloi me 1-0, dyfishoi shpejt, dhe tre minuta para pushimit e vulosi rezultatin me golin e tretë. Real Madridi mbeti dominant deri në fund, ndërsa Manchester City nuk gjeti kurrë përgjigjen e duhur.

PSG 5–2 Chelsea
Ndeshje epike me shtatë gola. Bradley Barcola hapi rezultatin me një finalizim elegant, pastaj Malo Gusto barazoi për Chelsea-n. Ousmane Dembélé rivendosi epërsinë e PSG-së me një kundërsulm magjik, ndërsa Enzo Fernández barazoi sërish pas një asisti preçiz nga Pedro Neto. Drama kulminoi kur portieri i Chelsea bëri një gabim fatal në ndërtim loje, Vitinha dënoj menjëherë gabimin e tij dhe shënoi për 3-2. Kvaratskhelia pastaj goditi dy herë, fillimisht nga vija e 16-tshes me teknikë të jashtëzakonshme për 4-2, dhe sërish ai për rezultatin final 5-2.
Bayer Leverkusen 1–1 Arsenal
Ndeshja e emocioneve personale. Kai Havertz, i rritur dhe formuar te Leverkusen për dhjetë vjet, shënoi me penalltë kundër ish-klubit të tij duke shpëtuar me barazim Arsenal-in. Moment i ngarkuar emocionalisht për gjermanin, goli i tij në minutat e fundit i dha Topçinjve rezultat me vlerë para në ndeshjen e parë për të lënë gjithçka të hapur për takimin e kthimit në Emirates. Shanset mbeten të barabarta për të dyja skuadrat.
Bodø/Glimt 3–0 Sporting CP
Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg dyfishoi në shtesën e pjesës së parë , duke i lënë portugezët pa frymë. Goli i tretë vulosi fitoren 3-0 dhe tregoi se Bodø/Glimt nuk ka ndërmend të ndalojë. Norvegjezët kanë mundur deri më tani Manchester City, Atlético Madrid dhe eliminuan Inter-in gjatë këtij sezoni.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Jam lodhur shpirtërisht”/ Gazetari Xhensil Shkëmbi apel për vajzën e sëmurë: Ka ardhur koha që shteti të përgjigjet

KORÇË,20 maj 2026/Albania Express News/Gazetari Xhensil Shkembi ka përcjellë...

Miratohen tre shpronësime për projekte infrastrukturore në Elbasan, Lushnjë dhe aksin Elbasan-Përrenjas-Qafëthanë

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Këshilli i Ministrave miratoi sot...

“Aeroportin le ta marrin”, Behgjet Pacolli shpërthen ndaj shtetit: U cenua dinjiteti i punëtorëve dhe imazhi i Shqipërisë

VLORË,20 maj 2026/Albania Express News/Reagimi i biznesmenit dhe ish-presidentit...