Kuvendi vendos sot për Ballukun/ Ambasada britanike në Tiranë: Imuniteti parlamentar nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit

Kuvendi pritet të vendosë sot lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, ndërsa ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit, duke nënvizuar se imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, por nuk duhet të shndërrohet në pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit.
“Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.
Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE.

Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit.”, thuhet në njoftim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi në Shkodër, humb jetën elektricisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

SHKODËR , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e...

Dosja Partizani/ Gjenerali Qiriazi tregon si iu kërkua firma për shitjen e kompleksit: Kërkova të takoja Bamir Topin

TIRANË , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Gjyqtarja e posaçme,...