Librazhd/ Operacion antidrogë “Rrethinat”, goditet shpërndarja e kokainës në Prrenjas ,dy të arrestuar

PRRENJAS,6 maj 2026/Albania Express News/Një operacion i mirëorganizuar antidrogë, i koduar “Rrethinat”, ka çuar në goditjen e një rasti të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Prrenjasit, duke përfunduar me arrestimin e dy shtetasve dhe sekuestrimin e dozave të kokainës, parave dhe pajisjeve që përdoreshin për përgatitjen e saj për treg.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, finalizuan operacionin pas një pune të gjatë operative, hetimesh dhe kontrollesh në terren, me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi Gj. K., 32 vjeç, banues në Prrenjas, i cili dyshohet se në lokalin që administronte ndante në doza lëndën narkotike kokainë, me qëllim shitjen tek klientët. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, shërbimet e policisë zbuluan dhe sekuestruan 76 doza dhe sasi të tjera të dyshuara kokainë, të përgatitura për treg.

Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 peshore elektronike që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike, 3 telefona celularë si dhe shuma monetare prej 48 100 lekësh dhe 450 eurosh, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Në pranga ra edhe shtetasi K. R., 29 vjeç, i cili u kap në ambientet e lokalit dhe dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale, por nuk e kishte kallëzuar atë pranë organeve ligjzbatuese.

Policia bën me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për vijimin e hetimeve dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, ndërsa operacionet kundër shpërndarjes së narkotikëve vijojnë në të gjithë qarkun.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fshati Levrushk në Pukë, mes gjelbërimit dhe maleve

PUKË, 16maj 2026 /Albanoa Express News/ Mes peizazheve të...

Ansambli “Gurra e Kurbinit” shkëlqen në festivalet mbarëkombëtare, rrëmben çmime dhe zemrat e publikut

Nga Imer Hysa KURBIN,16 maj 2026/Albania Express News/Ansambli “Gurra e...

Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

TIRANË ,15 maj 2026/Albania Express News/Drejtoria e Tatimeve ka...