Ilir Meta mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Servet Pëllumbit: Një figurë e shquar në jetën politike dhe institucionale të vendit

TIRANË,5 maj 2026/Albania Express News/Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Servet Pëllumbit, ish kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Meta shprehet se ka qenë kënaqësi që ka bashkëpunuar me të gjatë periudhës së tranzicionit të vendit, ndërsa e vlerëson për kontributin e rëndësishëm që dha në politikë dhe jetën akademike.
“Me hidhërim të thellë mësova mbrëmë vonë për ndarjen nga jeta të Prof. Servet Pëllumbit, një figurë e shquar në jetën politike dhe institucionale të vendit, me kontribute shumë të rëndësishme jo vetëm në jetën politike, por edhe akademike. Për mua ka qenë kënaqësi të bashkëpunoja me të në një periudhë shumë të vështirë të tranzicionit të vendit.

Ngushëllimet më sinqerta për bashkëshorten e tij, djemtë dhe gjithë familjen Pëllumbi për ikjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur, por edhe për të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët dhe dashamirësit. Të prehet në paqen e merituar! I paharruar kujtimi i Prof. Servet Pëllumbit!”, ka shkruar Meta.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

MIRDITË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

ANGLI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Çfarë spektakli në...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po shndërrohet...