“Le të këndojnë sa të duan ‘Rama jepe dorëheqjen’”, Kryeministri para Drejtuesve Politikë të PS dhe Kryetarëve të Komisioneve: Misioni ynë do të vazhdojë

TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama është i vendosur se nuk do të japë dorëheqje, edhe pse, siç thotë ai, kënga i këndohet çdo darkë nën dritaren e zyrës.

Për Ramën, kontrata është me popullin dhe një largim nga qeverisja do të ishte shpërfillje e pafalshme.
“Ata pretendojnë se janë vetë populli, por që të jemi të qartë, me ligj e me zakon, as ata nuk janë populli e as ne, të gjithë jemi pjesë e tij. Mund të flasim në emër të popullit vetëm nëse ai na e jep këtë mandat.

‘Rama jepe dorëheqjen’… Mua ajo këngë më pëlqen. Kushdo le të këndojë, kur të dojë le të pushojë, misioni ynë do të vazhdojë derisa të mbarojë me vendosjen e flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e BE”, tha Rama në një adresim publik sot me Drejtuesit Politikë të PS dhe Kryetarët e Komisioneve Parlamentare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...