TIRANË, 17 shtator 2026 /Albania Express News/ – Protesta e zhvilluar këtë të enjte jashtë ambienteve të Kuvendit është përshkallëzuar.
Gjatë tubimit, disa prej protestuesve kanë hedhur vezë në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët janë vendosur në kordonin e sigurisë përreth godinës së Kuvendit.
Forcat e policisë kanë marrë masa të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë, ndërsa zona përreth Parlamentit është rrethuar me barriera metalike dhe kordonë policie.
Situata vijon të monitorohet nga efektivët në terren, ndërsa protesta zhvillohet në një kohë kur brenda Kuvendit po mbahet seanca plenare.
Albania Express News do të vijojë t’ju informojë në kohë reale për zhvillimet nga protesta.

