Kupa e Shqipërisë/ Raundi i dytë mbyllet me spektakël – Ja ndeshjet më të pritura të 1/8 së finales, Elbasani me short “ferri”

Sot u luajtën gjashtë ndeshjet e mbetura të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Në total u shënuan 32 gola, ku 29 prej tyre i takojnë skuadrave të Kategorisë së Parë. Asnjë surprizë nuk u regjistrua, dhe të gjitha ekipet pritëse arritën të fitonin.

Skuadrat që u eleminuan në transfertë ishin: Iliria, Sopoti, Kukësi, Korabi, Lushnja dhe Kastrioti.

Rezultatet përfundimtare:

  • Vora 2-1 Sopoti (Ahmetaq, Vorë)
    29′ Luis Felipe, 52′ Fazlagiç – 19′ Myslimi
  • Besa 3-1 Kukësi (Fusha e Vjetër, Kavajë)
    14′ Beqja, 36′ Danaj, 45′ Kordeiro – 54′ Ballhysa
  • Burreli 5-2 Kastrioti
    1′ Xhabrahimi, 2′ Fetaj, 27′ Arango Aristi, 65′ Xhabrahimi, 74′ Dedgjonaj – 75′ Zaçe, 82′ Halilaj
  • Pogradeci 4–3 Korabi
    13′ Krasniqi, 43′ Santi, 58′, 80′ Ezekiel – 44′ Marku, 74′ Boçka, 85′ Zeqiraj
  • Apolonia 3–2 Lushnja
  • Skënderbeu 4-2 Iliria

Raundi 1/8 i finales:

Sipas skemës së paracaktuar, çiftet për raundin e ardhshëm janë:

  • Tirana – Skënderbeu
  • Teuta – Vora
  • Dinamo – Besa
  • Vllaznia – Pogradeci
  • Bylis – Laçi
  • Elbasani – Flamurtari
  • Partizani – Burreli
  • Egnatia – Apolonia

Ndeshjet më të pritura të këtij raundi duket të jenë ato mes skuadrave të Superiores: Teuta–Vora dhe Elbasani–Flamurtari, por sfidat mes ekipeve të Kategorisë së Parë gjithashtu premtojnë emocione dhe mund të sjellin surpriza, megjithëse zhvillohen në fushë të kundërshtarit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...