Kryeqyteti në zi të dielën! Homazhet e lamtumirës për Fatos Nanon, Rama pritet të mbajë fjalim, ja kush të marrë pjesë nga opozita

Në ceremoni pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse kryeministri Edi Rama, ndërsa të pranishëm do të jenë drejtues, ish-funksionarë dhe anëtarë të Partisë Socialiste. Degët lokale të PS-së janë organizuar për të sjellë qytetarë nga rrethet që duan të nderojnë kujtimin e ish-liderit të tyre.

Kryeqyteti në zi të dielën! Homazhet e lamtumirës për
Fatos Nano
TIRANA- Kryeqyteti do të jetë nesër në zi për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroi jetë të premten, pas një periudhe të gjatë trajtimi në një spital privat për shkak të problemeve shëndetësore. Homazhet do të zhvillohen në Tiranë dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranet e mediave kombëtare.

Në ceremoni pritet të mbajë një fjalim kryeministri Edi Rama, ndërsa të pranishëm do të jenë drejtues, ish-funksionarë dhe anëtarë të Partisë Socialiste. Degët lokale të PS-së janë organizuar për të sjellë qytetarë nga rrethet që duan të nderojnë kujtimin e ish-liderit të tyre.

Sipas burimeve për mediat, në ceremoni do të marrë pjesë edhe Flamur Noka si përfaqësues i Partisë Demokratiek. Ftesa janë dërguar gjithashtu për përfaqësues të institucioneve dhe politikës së Kosovës, megjithatë presidentja Vjosa Osmani nuk do të jetë e pranishme. Për nder të Fatos Nanos, ambasada e Shqipërisë në Prishtinë do të hapë librin e ngushëllimeve më 3 dhe 4 nëntor 2025, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe 14:00 deri në 16:00.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME