“Motoskafi i kufirit ndaloi 500 metra afër meje, nuk më diktoi, vazhdova të notoj deri në agim, kur një vapor turistik i huaj më pa dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të “Zëri Amerikës” që u arratis në ’85-ën!

Nga Ilir Kadia

A keni ju ndonjë mik që prej 35 vjetësh, nuk e keni takuar asnjëherë?! Unë e kam Astrit Lulushin, që megjithatë e takova sot! Duket paradoks vërtet! Por ai që mik e bëra qëkur i dëgjova zërin tek “Zëri Amerikës” e për 35 vjet rresht, kur doli në pension në Uashington! Pa ardhur në Shqipëri gjithë kohës! Por ja ku u takuam sot në mes të Tiranës, tek “Pedonale” dhe e pimë nga një gotë bashkë me Bislim Ahmetaj! Kish botuar librin e shtatë të tij në Tiranë, “Pa kufizim”.

– “Askush më mirë se ty nuk mund të bëjë vlerësimin e Tiranës 1985 me të sotmen! Si po të duket, si po të dukemi”? – e pyeta.
– “Krejt tjetër gjë Tirana dhe njerëzit! Të bukur”!
– “Si ike”?!

Dhe Astrit Lulushi na tregoi:

“Punoja në Kombinatin e Autotraktorëve. Isha i martuar, me dy fëmijë. Nuk na dilte asnjë hesap. I thashë gruas se do shkoj në Sarandë për gabinë plazhi. ‘Po nuk erdha nesër, një ditë do vi’. Bleva një kamerdare biçiklete kineze dhe një pompë. I hipa trenit për Ballsh dhe autobusit për Sarandë. Në dorë mbaja një revistë ‘Rruga e Partisë’!

Studiova vendin kur mbërrita në Sarandë pranë një vile të vjetër në breg dhe, kur ra nata, fryva komardaren dhe e mbështova rreth trupit si gjarpërinjtë e Laokontit, ndërsa pasaportën e futa në një qese plasmasi dhe e shtrëngova në brez. Kur projektori i kufirit lëshonte dritën drejt meje zhytesha në det! Ai nuk më diktoi.

Pastaj, kur kisha ecur mirë, një motoskaf ndali pesëqind metra afër por as ai nuk më diktoi. Ndërsa ai iku u lëshova lirshëm në det me not deri në agim kur një vapor turistik më pa tek ulërija e bëja shenja me duar! Ata lëshuan një varkë me dy veta që më morën në kuvertë! Isha krejt lakuriq!Qesja me pasaportën e rrobat kishin rënë nga trupi diku në det!

Kapiteni i anijes më tha se shkonin për në Brindisi dhe se po të doja të shkoja në Greqi, ai e kthente anijen! Por unë i thashë se jam nisur për në Amerikë! Kështu përfundova në Brindisi dhe prej andej në kampin e refugjatëve në Latina, afër Romës! Atje ndejta 9 muaj, derisa ambasada amerikane më nisi për në Amerikë.

Vajta në Boston fillimisht derisa “Zëri Amerikës” më pranoi në studiot në Uashington! Deri në ’90 isha vetëm, por kur u hapën ambasadat erdhën djemtë dhe gruaja me gjithë vëllain! Një djalë më vdiq tre vjet më parë! Bëri një operacion në stomak. Nuk shkoi mirë!Tani me gruan kemi dalë në pension! Ja kështu”!

35 vjet jetë njeriu rrëfyer në pak minuta në drekën e ditës së sotme por mua më kanë mbërthyer trurin si në morsë!
Ishte 32 vjeç Astrit Lulushi kur la Shqipërinë! Në kulmin e moshës së burrit! Çau det me not nëpër natë drejt fatit të jetës të familjes e sot…!

“U plakëm Liri”! – më tha me të qeshur para se të ndaheshim. Por mua m’u dëgjua sikur tha: “Na u plak liria”! Memorie.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Super Spanjë, “La Roja” gjunjëzon Francën e Mbappe në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit 2026

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është finalistja...

Tragjedia në Cërrik/ Viktima e aksidentit, Qemal Çala ishte mësues në shkollën “Osman Gjini”

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Është përditësuar bilanci i...

Revolta në ditën e 45! Protestuesit marshojnë, oshëtijnë rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Pasi protestuan për disa...

Mbappé hyn në histori! Askush nuk ka luajtur më shumë se ai me Francën në Kupën e Botës

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Kylian Mbappé vazhdon...