Kroçera “Nieuw Statendam” me turistë nga vende të ndryshme në Sarandë

Në Portin e Sarandës, një nga pikat më të rëndësishme hyrëse për turizmin në jug të Shqipërisë, edhe gjatë muajit tetor ka pasur një fluks të lartë udhëtarësh.

Drejtori i Portit të Sarandës, Admir Malaj tha sot për ATSH-në se “gjatë muajit tetor 2025, në Portin e Sarandës u regjistruan gjithsej 54,480 udhëtarë, duke shënuar një rritje prej 15.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur numri i pasagjerëve ishte 47,254″.

Malaj bëri të ditur se “në totalin 10-mujor të këtij viti, përmes portit kanë lëvizur 740,878 pasagjerë, kundrejt 605,134 të një viti më parë, duke reflektuar një rritje të ndjeshme prej 22.4%”.
“Këto shifra tregojnë një trend të qëndrueshëm rritjeje të lëvizjes së pasagjerëve dhe rritje të interesit për destinacionin turistik të Sarandës”, theksoi Malaj.
Muaji që ka shënuar fluks më të lartë udhëtarësh në Portin e Sarandës është gushti, ku kanë hyrë dhe kanë dalë rreth 200 mijë udhëtarë. Por edhe muajt e vjeshtës shtatori dhe  tetori kanë shënuar numër të lartë pasagjerësh që udhëtojnë nga Saranda drejt Korfuzit dhe anasjelltas.
Malaj tha se në port vijon ende ardhja e kroçerave turistike.
“Ditën e djeshme në port ka mbërritur kroçera “Nieuw Statendam” e kompanisë prestigjioze Holland America Line, duke sjellë 2,592 pasagjerë të kombësive të ndryshme. Mbërritja e kësaj kroçere përbën një tjetër dëshmi të interesit në rritje të turistëve ndërkombëtarë për Sarandën, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit detar dhe ekonomik lokal”, tha Malaj.
Porti i Sarandës i shërben jo vetëm qytetit, por gjithë rivierës jugore, duke qenë një pikë kyçe lidhëse për vizitorët vendas dhe të huaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...