Kontroll “blic” në Burgun e Peqinit, i sekuestrohet telefon celular në qeli të dënuarit me burgim të përjetshëm Indrit Shaqja

PEQIN,18 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër operacion kontrolli është zhvilluar në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e sendeve të ndaluara brenda burgjeve.

Sipas informacioneve zyrtare, kontrolli “blic” është ushtruar nga strukturat e Policisë së vetë institucionit, pas sigurimit të të dhënave operative që ngrinin dyshime për posedim të sendeve të paligjshme në ambientet e godinës B, sektori nr. 2, dhoma 11, në katin e parë të burgut.

Gjatë verifikimeve, autoritetet konstatuan se i dënuari me iniciale I.SH. mbante në mënyrë të kundërligjshme një telefon celular në gjendje pune. Pajisja rezultoi e ndezur dhe në proces karikimi në momentin e kontrollit. Po ashtu, gjatë kontrollit fizik të ambienteve u gjet dhe një pajisje USB, e cila u sekuestrua së bashku me celularin si provë materiale.

Menjëherë pas konstatimit të rastit, administrata e institucionit njoftoi strukturat e SHKBB-së, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për të verifikuar mënyrën se si sendet e ndaluara kanë hyrë brenda institucionit penitenciar.

Burime pranë sistemit penitenciar bëjnë me dije se kontrollet e befasishme janë intensifikuar gjatë javëve të fundit, si pjesë e një plani masash për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme brenda burgjeve.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ritheksuar se do të vijojë luftën pa kompromis ndaj futjes dhe posedimit të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit, duke paralajmëruar kontrolle të vazhdueshme dhe masa të forta administrative e ligjore ndaj çdo shkeljeje të konstatuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Festë e çmendur e Interit! 400 mijë njerëz në delir nga San Siro deri në Duomo

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/ Kryetari i Partisë...

Festë e çmendur e Interit! 400 mijë njerëz në delir nga San Siro deri në Duomo

ITALI ,18 maj 2026/Albania Express News/Kur nga autobusi i...

“E-Albania 2.0”, rihapet platforma, Rama: Një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri

TIRANË,18 maj 2026/Albania Express News/Është rihapur aktiviteti i platformës...

Edi Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...