“KLP dhe KLGJ fytyra e dështimit të reformës në drejtësi, thonë paga të pamjaftueshme”, Rama: Imagjinoni çfarë duhet të thotë një punonjës administrate

TIRANË ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Kryeministri Edi Rama kritikoi në mbledhjen e sotme performancën e strukturave të drejtësisë, konkretisht atë të te Këshilli të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillt të Lartë Gjyqësor.

Rama i cilësoi KLP-në dhe KLGJ-në si “fytyra e dështimit të reformës në drejtësi”, ndërsa tha se, nëse pagat e tyre konsiderohen të pamjaftueshme, atëherë “imagjinoje se çfarë mund të thotë për pagën një punonjës i administratës publike”.
“Kur është e pa mjaftueshme për KLP dhe KLGJ paga, përfytyroni për të tjerët. KLP dhe KLGJ, dy struktura që janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi, nëse SPAK dhe GJKKO apo disa të tjera janë fytyra e suksesit, KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit dhe kur këtyre dy trupave që janë qeverisja e gjyqësorit dhe që në fakt qeverisin gjyqësorin më pak se ç’qeveriset gjyqësori nga zakonet e vjetra dhe nga njerëzit mbrapa perdeve, i kanë të pamjaftueshme pagat, disa herë më të larta se pagat tona këtu, parafytyro se si mund të thotë një punëtor i administratës publike që paga është e mjaftueshme. Është rritur paga e atyre që thonë që paga është e mjaftueshme, por është patjetër më pak se numri i atyre që thonë se është e pamjaftueshme, por ka një element tjetër që është bërë njësoj si paga, pra te gjërat që punonjësit e administratës, thonë se nuk shkojnë është mosndëshkimi i performancës negative. Punonjësit, që një pjesë e madhe janë ndër njerëzit më të mirë të republikës dhe këtë ma ka vërtetuar fakti, se jo 10, por 1000 punonjës të këtij shteti, kanë shkëlqyer në përfaqësimin e republikës së Shqipërisë në Bruksel, në procesin më sfidues për çdo shtet që do të futet në BE, që është diagnostikimi i problematikave që ka shteti”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME