Klasifikimi i Superiores/ Si paraqitet pas fitoreve të skuadrave që janë në garë për mbijetesën

Janë zhvilluar 3 ndeshjet e para të javës së 33 të Kategorisë Superiore dhe ajo që bie në sy është se të treja këto ndeshje janë fituar nga skuadrat që janë në një garë të ndezur për mbijetesë në futbollin shqiptar.

Mbrëmjen e së shtunës ishte Tirana ajo që fitoi në derbin e kryeqytetit me Partizanin 2-1 një sukses që e nxori atë për momentin nga zona e ftohtë me bardheblutë që janë në vendin e 7 me 35 pikë. Të njëjtën kuotë pikësh kanë edhe Bylis që këtë të dielë mposhti Teutën 2-0 dhe Vora që iu imponua në shtëpi kampionëve të vendit të Egnatias, po 2-0.
Java e 33 e Kategorisë Superiore do të mbyllet ditën e hënë me supersfidën mes Elbasanit e Vllaznisë dhe atë mes Flamurtarit e Dinamos, rezultatet e të cilave mund të sjellin ndryshime në vendet e para të klasifikimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME