Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, Balla në mbledhje: Shqipëria më pranë se kurrë anëtarësimit në BE

TIRANË ,8 maj 2026/Albania Express News/Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherësh dhe nën Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian deklaroi se Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit europian dhe më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij, në mbledhjen periodike të KKIE Balla vlerësoi progresin e arritur në procesin e negociatave me BE-në, duke nënvizuar se hapja e të gjithë grupkapitujve brenda një periudhe të shkurtër kohore përfaqëson një arritje historike për vendin.
“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër Europës sesa është sot. Nuk flitet për ngecje, nuk flitet për humbje drejtimi, pasiguri, flitet vetëm për avancim, ritëm, besueshmëri, për një Shqipëri që po hyn seriozisht në fazën përmbyllëse të rrugës europian. Secila palë duhet ta lexojë me përgjegjësi këtë proces. të gjithë bashkë duhet të punojë për ta jetësuar këtë aspiratë historike”, tha kreu i grupit parlamentar të PS.

Ai theksoi se mbështetja e gjerë e qytetarëve shqiptarë për integrimin europian është një dëshmi e qartë e orientimit strategjik të Shqipërisë dhe e konsensusit kombëtar për të ardhmen europiane të vendit.
Balla u ndal edhe te miratimi nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian i raportit për Shqipërinë 2025, duke e cilësuar atë si një sinjal të fortë mbështetjeje nga institucionet europiane për progresin e reformave dhe ritmin e negociatave.
Balla shtoi se integrimi nuk lidhet me qeverinë, por me aspiratën e përbashkët.
“Sot është e rëndësishme të nënvizojmë se integrimi europian nuk është pronë e një qeverie, por një aspiratë historike dhe objektiv strategjik i përbashkët”, tha Balla.
Në përfundim, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS theksoi se objektivi për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 duhet të mbetet një angazhim i përbashkët politik dhe institucional, duke bërë thirrje për ruajtjen e ritmit të reformave dhe bashkëpunim të gjerë në funksion të integrimit europian të Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...