Elbasani ndez Flakën Olimpike /Nxënësit “pushtojnë” stadiumin “Elbasan Arena”, nis java e madhe e sportit dhe fair-play-t

ELBASAN 8 maj 2026 /Albania Express News /Në stadiumin “Elbasan Arena ” paraditen e kësaj të premteje është ndezur simbolikisht flaka olimpike, duke çelur zyrtarisht javën sportive që ka bashkuar qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të qytetit të Elbasanit në një atmosferë festive, plot energji dhe emocion.

Ceremonia e hapjes u zhvillua në një nga ambientet më ikonike sportive të qytetit, ku nxënësit, të veshur me ngjyrat dhe simbolet e shkollave të tyre, sollën gjallëri dhe entuziazëm, ndërsa ndezja e flakës olimpike u kthye në simbol të garës së ndershme, bashkëpunimit dhe shpirtit sportiv.

Në aktivitet morën pjesë drejtues të Bashkisë së Elbasanit, përfaqësues nga Zyra Vendore Arsimore Elbasan dhe të Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, të cilët vlerësuan rolin që sporti luan në edukimin dhe formimin e brezit të ri.

Gjatë fjalës së saj, drejtoresha e Akademisë Olimpike, Enkelejda Çaushi, theksoi rëndësinë e afrimit të fëmijëve me sportin dhe promovimin e vlerave olimpike që në moshë të hershme. Ndërsa drejtoresha e ZVAP Elbasan, Vesa Liço, u shpreh se aktivitete të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin fizik, social dhe edukativ të nxënësve.

Ceremonia u shoqërua me performanca artistike, koreografi dhe duartrokitje të vazhdueshme nga nxënësit, të cilët e kthyen stadiumin në një festë të vërtetë sportive. Energjia pozitive dhe emocionet e fëmijëve dominuan gjatë gjithë aktivitetit, duke përcjellë mesazhe të forta për rëndësinë e një jete aktive dhe të shëndetshme.

Java sportive që sapo ka nisur pritet të sjellë gara dhe aktivitete të shumta mes shkollave të qytetit, duke e kthyer sportin në një pikë të rëndësishme bashkimi për të rinjtë e Elbasanit. Ndezja e flakës olimpike shënoi kështu fillimin e një jave që premton garë, emocione dhe frymëzim për brezin e ri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...