Katar, 313 persona në pranga për filmim dhe përhapje të informacionit të rremë për sulmet iraniane

Ministria e Brendshme e Katarit njoftoi se 313 persona u arrestuan në atë vend për “filmim, përhapje dhe publikim të informacionit të rremë”.

Në deklaratën, të cilën ministria e publikoi në platformën X, thuhet se u ndaluan njerëz të kombësive të ndryshme, raporton Guardian.

Të arrestuarit dyshohet se kanë nxitur shqetësim publik mes luftës SHBA-Izrael kundër Iranit dhe sulmeve hakmarrëse të Iranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, përfshirë Katarin.

Siç u njoftua, arrestimet u kryen si pjesë e “përpjekjeve të vazhdueshme për të monitoruar dhe adresuar abuzimin e platformave të mediave sociale”, për regjistrimin dhe shpërndarjen e videove të paautorizuara, përhapjen e informacionit dhe thashethemeve mashtruese, si dhe përhapjen e përmbajtjes që synon të nxisë shqetësim publik, kundër direktivave zyrtare.

Ministria theksoi se është e rëndësishme që qytetarët të “përmbahen nga regjistrimi, publikimi i videove ose përhapja e thashethemeve në lidhje me situatën aktuale” dhe i bëri thirrje publikut “të marrë informacion vetëm nga burime zyrtare të miratuara”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...

Evis Sala vlerësohet nga platforma ndërkombëtare, ministrja e Shëndetësisë mes 100 grave influencuese në onkologji

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ministrja e Shëndetësisë...