“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e efektivit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, Hita: Ishin 40 forca policie në vendngjarje

KORÇE,4 qershor 2026/Albania Express News/Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dolën një një konferencë për shtyp sa i takon ngjarjes së rëndë në Maliq, ku një efektiv policie humbi jetën dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për të kapur një person në kërkim.

Hita i shprehu ngushëllime familjes së efektivit të rënë, ndërsa shtoi edhe detaje nga operacioni.
“Një punonjës policie i dalluar dhe shembullor ndërroi jetë, dhe mbeti i plagosur një tjetër nga punonjësit e policisë.

Jam këtu për të ndarë dhimbjen me familjarët e Enea Mekollit, i cili humbi jetën gjatë operacionit. Në orën 7:30 të mëngjesit, forcat policore kanë mbërritur ku strehohej ky person. Ky person ishte i dënuar me 9 vite nga Gjykata e Korçës, ndërsa në vitin 2011 i ishte caktuar masa arrest me burg për kultivimin e lëndëve narkotike.
Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, punonjësit e policisë kanë shkëmbyer zjarr, ku mbeti i plagosur edhe i kërkuari. Për të ishin caktuar edhe operacione të tjera, por nuk ishte bërë e mundur arrestimi i tij.
Kam urdhëruar drejtorinë e Përgjithshme për të nisur një hetim për punën që është bërë për të kapur këtë person. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor.
I shpreh ngushëllimet për familjen e Enea Mekollit dhe shërim të shpejtë për kolegun tjetër.
Ata që sulmojnë punonjësit e policisë, do të ndëshkohen maksimalisht. Gjaku i Eneas nuk do të harrohet kurrë.
Kur është kryer operacioni nuk kam pasur dijeni, ky operacion është kryer nga Policia e Korçës.
Punonjësit e policisë janë të gjithë të trajnuar, edhe në këtë rast kanë qenë shërbimet më të specializuara siç janë “Shqiponja”. Në gjykimin e drejtuesve të Drejtorisë Korçë, këto kanë qenë strukturat.
Kanë qenë 40 forca policie. Të gjithë kanë qenë me jelek antiplumb, por arma kallashnikov që ka përdorur autori e ka çarë edhe antiplumbin.
Patjetër që duhet të bëhet më e mira në këtë drejtim”, tha Hita.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Super përforcim për verdheblutë, nga akademitë e Nantes dhe Lecce ,Edoly Lukoki i bashkohet AF Elbasanit.

ELBASAN ,4 qershor 2026/ Albania Express News/AF Elbasani vijon...

A do vazhdoj protesta kundër Ramës dhe Berishës nëse Ivanka Trump tërhiqet nga projekti?

Nga Kreshnik Spahiu TIRANË ,4 qershor 2026/Albania Express News/90% e...

Kombëtarja përgatitet për Luksemburgun, Uzuni mungoi sërish, gjendje gripale për Mehmetin

TIRANË ,4 qershor 2026/Albania Express News/Pas ndeshjes me Izraelin,...