“Jeni shumë, bëni ç’të doni”! Dita e 35-të e tubimit, tortë Ramës për ditëlindje: Merr edhe Saliun me vete. Protestuesit marshojnë drejt komisariatit

TIRANË ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Ditëlindja e pavarësisë së SHBA dhe e kryeministrit Edi Rama u festua edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.

Krahas valëvitjes së flamujve shqiptarë, qytetarët mbanin në duar edhe flamujt amerikanë. Ndërsa kishin menduar edhe për dhurata për kryeministrin.
Kërkesa për dorëheqje u kthye në këngën e urimit për Edi Ramën. Si dhe tortën e kishin formuar prej betoni.

20 shkurtin e vitit 1991 u përpoqën ta rikthenin në sheshin para selisë së qeverisë.

Në sheshin e protestës ishin të shtunën edhe shqiptarët nga diaspora, të cilët iu bashkuan kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit.
Ndërsa u kërkua largimi i gjithë klasës politike, në podiumin para Kryeministrisë u përsërit thirrja për lirimin e protestuesve të arrestuar.
Protestuesja nga Kanadaja: Berisha kumbari im, unë emigrova, ai notonte me paratë e Shqipërisë
AKTUALITET

“Kanë 35 vjet që na trajtojnë si skllevër. Ne këta i njohim kush janë, i kemi njohur me kohë. Këta janë më keq se Lubia nuk ngopen. Ushqehen me mishin dhe kockat e shqiptarëve. Shqipëria e Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, u shpreh ish-këshilltari i Berishës, Grid Rroji.
“Sot bëj thirrje që Altin Hila dhe të gjithë ata që janë burgosur të lirohen sa më shpejt. Dikush tjetër e meriton të jetë në burg, jo bijtë e nënave që dalin në protestë për të drejtën e tyre”, tha bashkëshortja e Altin Hilës.
“50 vjet dhunë. Boll më! Pushteti i ka mbyllur sytë, i ka mbyllur veshët, veç gojën e ka lënë me baltë. Lironi çunat! Mërgimi nuk është atdheu ynë”, tha aktori i ‘Marko from Tropoja’, Arben Bajraktaraj.
Pas fjalimeve, organizatorët thanë se nuk marrin përsipër marshimin, duke i lënë qytetarët të lirë. Me thirrje kundër politikës, flamuj e flakadanë, protestuesit marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe rrokulliset disa herë, plagosen dy persona

GRAMSH ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor me...

Egnatia në Champions League, mëson fatin e saj për raundin e tretë

RROGOZHINË ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia do të luajë...

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe kabinetin, ja MESAZHI që u dërgoi të vetëve

TIRANË ,20 korrik 2027/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama pritet...

Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

TIRANË, 20 korrik 2026 /Albania Express News/ -Ministri i...