Italia dhe Spanja bëjnë detyrën, Turqia shkatërron Bullgarinë

Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan pesë ndeshje të rëndësishme për kualifikueset e Botërorit 2026, ku u shënuan plot 15 gola. Kombëtaret e mëdha nuk zhgënjyen, duke siguruar fitore të vlefshme në garën për një vend në turneun më prestigjioz të futbollit botëror.

Surpriza e mbrëmjes erdhi nga Shqipëria, e cila triumfoi në transfertë ndaj Serbisë, duke ndezur emocionet e një suksesi historik.

Në ndeshjet e tjera, Italia fitoi 1-3 në fushën e Estonisë, ndërsa Spanja hodhi një hap të madh drejt kualifikimit me triumfin 2-0 ndaj Gjeorgjisë.

Turqia shkaktoi një “tërmet 6 ballësh” në Bullgari, duke fituar me rezultatin spektakolar 1-6, ndërsa Portugalia mori një fitore minimale, megjithëse Cristiano Ronaldo humbi një 11-metërsh.

Kualifikimet vijojnë me rivalitet të fortë dhe emocione të mëdha, ndërsa rruga drejt Kupës së Botës 2026 mbetet e hapur dhe plot surpriza.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Argjentina nuk vdes kurrë, përmbysje historike ndaj Egjiptit për të kapur çerekfinalen

BOTËRORI 2026 ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Argjentina është në...

Fundi i një Epoke, nga Ronaldo te Neymar, “Garda e Vjetër” që s’do ta shohim më në 2030

BOTËRORI 2026 ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Cristiano Ronaldo ka...