Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të Samitit Ballkanik të Ekonomisë Blu, zhvilluar në Marina Orikum, në kuadër të aktivitetit “Balkans Sea Fair”.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se zhvillimi i turizmit detar mund të sjellë më shumë investime, shërbime cilësore dhe mundësi punësimi për komunitetet bregdetare.

Sipas Gonxhes, të ardhurat nga turizmi janë më shumë se dyfishuar në tre vjet, ndërsa netqëndrimet jashtë pikut të sezonit veror janë rritur me rreth 78%.

Ministri theksoi se synimi është që kjo ecuri të përkthehet në përfitime konkrete për ekonominë vendase gjatë gjithë vitit. Sipas tij, rritja e numrit të jahteve që ankorohen, furnizohen dhe mirëmbahen në Shqipëri krijon më shumë të ardhura për bizneset vendase dhe mundësi ekonomike për familjet shqiptare.

Aktiviteti “Balkans Sea Fair” vijoi deri më 18 tetor në bregdetin e Vlorës, duke bashkuar lundrimin, aventurën, biznesin dhe argëtimin, me fokus promovimin e potencialit detar dhe turistik të rajonit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...

Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike më 23 tetor, ja zonat që do të preken në zonën e Librazhdit

ELBASAN, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-OST sh.a njofton...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Grupit...