Infantino jo më kreu i FIFA-s? Trump habit me kërkesën e tij: Dua të bëhet sekretar i përgjithshëm i OKB-së

SHBA ,22 korrik 2026/-Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të jetë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Kështu raporton New York Post, duke cituar burime sipas të cilave Trump e konsideron Infantinon “një figurë të respektuar në nivel ndërkombëtar dhe me aftësi për të bashkuar njerëzit”.
Sipas të njëjtave burime, Trump beson se Infantino “respektohet nga të gjithë në botë dhe ka një aftësi të veçantë për të bashkuar njerëzit”. Megjithatë, nuk dihet nëse kreu i FIFA-s është i interesuar për këtë post apo nëse çështja është diskutuar mes tyre.

Sekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së pritet të zgjidhet gjatë këtij viti për të pasuar Antonio Guterres, mandati i të cilit përfundon në fund të muajit dhjetor.
Për të marrë këtë detyrë, kandidati duhet të sigurojë fillimisht mbështetjen e 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe më pas miratimin e Asamblesë së Përgjithshme.
Sipas New York Post, emri i Infantinos përmendet mes disa kandidatëve të mundshëm. Në listë përfshihen edhe ish-presidentja e Kilit, Michelle Bachelet, e cila mund të përballet me kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara, si dhe drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, për të cilin raporti thotë se mund të hasë rezerva nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të çështjes së Ishujve Falkland.
Raporti shton se, nëse Infantino do të zgjidhej në krye të OKB-së, marrëdhëniet mes administratës Trump dhe organizatës mund të përmirësoheshin. Trump ka qenë shpesh kritik ndaj Kombeve të Bashkuara, duke i akuzuar ato për mungesë efektiviteti në trajtimin e konflikteve ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nis pajisja me Kartën e Parkimit për Rezidentët në Elbasan, Bashkia publikon procedurat e aplikimit

ELBASAN ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Bashkia Elbasan ka njoftuar...

Projekt restaurimi për Kishën e Shën Kollit në Krutjen e Sipërme

KRUTJE E SIPËRME , 22 korrik 2026/Albania Express News/...

Botërori me 64 skuadra, skenari i mundshëm për organizimin dhe ekipet që do të kualifikohen

BOTËRORI 2026 ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Teksa pritet që...