Ibrahimaj: Paga minimale do të bëhet 50 mijë lekë, paga mesatare 1 mijë euro

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se qeveria do ta rrisë pagën minimale në 50 mijë lekë duke filluar nga viti 2026, ndërsa objektivi afatmesëm është që paga mesatare të arrijë në 1 mijë euro brenda katër viteve të ardhshme.

Gjatë konferencës “Stabilitet dhe Zhvillim përmes Ekonomisë dhe Inovacionit”, Ibrahimaj theksoi se kjo masë është pjesë e një strategjie të qartë për fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe rritjen e mirëqenies ekonomike.

“Burimet njerëzore janë pasuria më e madhe e vendit. Rritja e pagave është thelbësore për të mbajtur fuqinë punëtore në vend dhe për të nxitur produktivitetin”, u shpreh ministrja.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se për 18 muajt e parë pas hyrjes në fuqi për rritjen e pagës minimale, nuk do të ketë rritje të taksave apo tatimeve, duke i dhënë bizneseve dhe qytetarëve një klimë më të qëndrueshme financiare.

Sipas saj, Shqipëria ndodhet aktualisht në një cikël pozitiv të zhvillimit ekonomik, i cili është reflektuar në rritjen e konsumit, investimeve dhe punësimit.

Politikat e qeverisë në vijim do të fokusohen në: Rritjen e punësimit dhe mbështetjen për fuqinë punëtore; Nxitjen e sipërmarrjes dhe inovacionit, veçanërisht në sektorët digjitalë dhe teknologjikë; Fuqizimin e shtresës së mesme si themel i një shoqërie të qëndrueshme; Investime në sektorët strategjikë si bujqësia, energjia, teknologjia dhe turizmi; Përmirësimin e klimës së biznesit për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Ministrja nënvizoi rëndësinë e vijimësisë së reformave strukturore, si dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit fiskal dhe monetar si bazë për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kush është Viktor Gjini, ish-agjenti i SHISH dhe ‘koka’ e mafias shqiptare që operonte në Kili

KILI ,19 maj 2026/Albania Express News/Emisionit investigativ Reportajes Teletrec...

Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin “Topçinjve” pas 22 vitesh

ANGLI,19 maj 2026/Albania Express News/Arsenali është zyrtarisht kampioni i...

Ndeshja Itali-Greqi në rrezik anulimi, polemika dhe negociata mes federatave: Nuk luajmë me shpresat

ITALI,19 maj 2026/Albania Express News/Viti zero i kombëtares italiane...

Portieri 43-vjeçari hyn në histori, Skocia fton Craig Gordon për Botërorin 2026

SKOCI ,19 maj 2026/Albania Express News/Një histori frymëzuese po...