Gryksh i Madh i Peqinit do përcjell me lot familjen Kola që u shua tragjikisht në Itali, këtë të enjte ceremonia e fundit në vendlindje

Fshati Gryksh i Madh në Peqin do të zhytet në zi këtë të enjte, teksa në orën 13:00 do t’i japë lamtumirën e fundit katër anëtarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën tragjikisht në Itali si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit.

Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida Kola, 43 vjeç, si dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola dhe Xhesika Kola, 22 dhe 15 vjeç, do të prehen në tokën ku nisën jetën e tyre, në Gryksh të Madh, aty ku lanë kujtime, familjarë e miq përpara se të emigronin drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Trupat e pajetë u kthyen në Shqipëri në mesjavë, menjëherë pasi në Itali përfunduan të gjitha analizat toksikologjike. Kthimi i tyre në atdhe u bë i mundur falë një solidariteti të jashtëzakonshëm të bashkëatdhetarëve shqiptarë, të cilët, përmes donacioneve në një llogari “GoFundMe” të hapur nga Durim Kola, vëllai i të ndjerit Arti Kola, arritën të mblidhnin shumën prej 75 mijë eurosh. Kjo shumë mbuloi shpenzimet e transportit të trupave dhe organizimin e ceremonisë mortore.

Ngjarja tronditi jo vetëm komunitetin shqiptar në Itali, por edhe mbarë opinionin publik në Shqipëri. Sipas autoriteteve italiane, dyshohet se shkaku i tragjedisë ishte rrjedhja e monoksidit të karbonit nga një kaldajë e re, e sapo instaluar nga pronari shqiptar i banesës. Prokuroria e Luccas vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së katër anëtarëve të së njëjtës familje.

Këtë të enjte, Gryksh i Madh do të bashkohet në dhimbje për t’i dhënë lamtumirën e fundit një familjeje që u nda nga jeta në mënyrë tragjike, por që do të prehet përgjithmonë në vendin e saj. Në heshtjen e rëndë të varrezave të fshatit, mes lotëve dhe lutjeve, katër arkëmortet do të përcillen me nderime, ndërsa komuniteti do të përqafojë njëri-tjetrin në një dhimbje të përbashkët që kapërcen kufijtë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...