Aksident në “Kthesat e Murrashit”, mjeti përmbyset dhe bllokon përkohësisht qarkullimin

Një automjet që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan ka humbur kontrollin, duke u përplasur me bordurat mbrojtëse të rrugës dhe më pas është përmbysur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 në vendin e njohur si “Kthesat e Murrashit”, një segment i konsideruar me risk për shkak të kthesave të forta dhe qarkullimit të dendur. Si pasojë e aksidentit, qarkullimi u bllokua përkohësisht, deri në largimin e mjetit nga rruga.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohen të dëmtuar rëndë, ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, veçanërisht në segmente rrugore me kthesa të theksuara si ai i Murrashit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...