Gonzato takon kreun e SPAK-ut: Lufta kundër korrupsionit, element kyç për anëtarësimin në BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato, takoi sot drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho.

Gonzatoi bëri të ditur se e përgëzoi Brahon për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që e cilësoi element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas Gonzatos, forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme.

“Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri,” nënvizoi Gonzato.

Klodian Braho u zgjodh drejtues i SPAK në dhjetor 2025 për një mandat 3-vjeçar, pasi përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...